Rudina – Emisioni 23 Mars 2020

Rudina – Emisioni 23 Mars 2020

20:15 23/03/2020

Elita Rudi tregon ditet e saj ne karantine me familjen!

Në emisionin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite në një lidhje Skype ishte moderatorja e njohur Elita Rudi. Ajo së bashku me bashkëshortin Gjiko dhe djalin janë vetëizoluar në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Para se kjo situatë të ndodhte, Elita ishte duke u marrë me një projekt të ri, por që për momentin është shtyrë. E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari nëse shumë shpejt djali Zëri do bëhet me një vëlla ose motër, Elita shprehet se nuk e ka në plan për momentin.

Kujdesi qe duhet te bejne te moshuarit!

I ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte mjeku i përgjithshëm dhe patolog, Piro Paparisto. Ai tregoi për rëndësinë që ka qëndrimi në shtëpi i moshave të treta, si një nga moshat më të rrezikuara nga prekja e virusit. Më tej, mjeku tregon se kjo moshë i merr gjërat lehtë, prandaj duhet të dëgjojnë dhe besojnë më shumë specialistët.

Mini koncert me kengetarin Devis Xherahu!




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi