Kujt ia dedikon Manjola Nallbani “Triumfin”?

Sot do ta fillojmë programin me muzikë, madje me një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë të vështirë dhe për të gjithë ata që janë në frontin e parë të luftës me këtë virus, mjekët. Shumë prej nesh, pasi kemi kaluar covidin i kemi falenderuar në mënyrën tonë. Por këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka zgjedhur që projektin e saj më të fundit t’ia dedikojë situatës së pandemisë dhe në veçanti sakrificës së mjekëve, kontributit dhe angazhimit të tyre në këtë periudhë që po vazhdon të zgjas, dhe e ka titulluar “Triumf”. Ajo është artiste në shpirt, mirënjohëse dhe vlerësuese për çdo bekim që gëzon në jetë dhe nuk mund të vite më bukur se me këtë krijim të ri, ftojmë në studio Manjola Nallbanin.

Anita Likmeta, shqiptarja qe shkruan per “Huffington Post Italia”.

Çfare veshen yjet e kinematografise boterore ne “Oscars 2021”.

Nga muzika në këtë pjesë do të kalojmë tek gazetaria. Do të kemi të ftuar për herë të parë në studio një gazetare e cila shkruan për HuffingtonPost Italia, ajo është e apasionuar pas komunikimit digjital, ka studiuar në Itali dhe në Francë, ka botuar shumë artikuj të rëndësishëm për vendin tonë por edhe për tema të ndryshme, ajo është drejtuese e marrëdhënieve me publikun në disa kompani të rëndësishme. Dhe kohët e fundit është e angazhuar në start-up e teknologjisë.

Madje së fundmi është bërë ambasadore e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për migracionin dhe programit Connect Albania, pra ajo i bën thirrje të gjithë Shqiptarëve të Diasporës që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë në forma nga më të ndryshmet. Ajo është ende e re por karriera e saj tashmë duket shumë e plotësuar.