#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Era Rusi, Sergina Neziri, Elida Koxheri

Kujt ia ka këputur “telat e zemrës” Era Rusi?

Era Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Kur të merr malli”, një tjetër baladë e bukur dashurie. Duke marrë shkas nga materialet e saj muzikore, programi “Rudina” në Tv Klan e ndërtoi intervistën për këngëtaren mbi titujt e këngëve të saj. Shumë prej tyre kanë në qendër dashurinë, ndaj Era nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi jetën personale, të cilën gjithnjë është kujdesur ta ruajë hermetikisht.

Rudina Magjistari: “Kur të merr malli”, si e shuan mallin Era Rusi? “Kur të merr malli” është kënga jote e sapo lançuar.

Era Rusi: Kur më merr malli, shkoj e takoj ose një telefonatë.

Rudina Magjistari: Si e ruan çupëlinën brenda teje?

Era Rusi: Çupëlina” brenda meje nuk ikën kurrë. Jam një fëmijë i përjetshëm. Më pëlqen shumë.

Rudina Magjistari: Ta ruash fëmijën, vajzën e vogël brenda teje. Me çfarë gërme i fillon emri atij që ia ke këputur “telat e zemrës?”

Era Rusi: Po mirë tani nëse nuk përgjigjem, ka ndonjë dënim, ndonjë gjë kjo intervistë?

Rudina Magjistari: Jo nuk ka, po tani shkronjën po të kërkojmë.

Era Rusi: Avash-avash.

Rudina Magjistari: Shkronjën.

Era Rusi: Kalojmë te tjetra.

Pavarësisht se në ekran u shfaqën pamje nga postimet e saj në rrjetet sociale duke vizatuar një zemër buzë detit apo trëndafilat dhe tullumbacet me zemër që mori në ditën e Shën Valentinit, këngëtarja komentoi shkurt dhe pa zbuluar shumë: “Jam në një moment të bukur kështu që vërtet po e shijoj”.

Dasmë në të ardhmen? Era Rusi: E kam menduar, por…

Në programin “Rudina” në Tv Klan, Era Rusi la të kuptohet gjatë intervistës me titujt e këngëve të saj se është e dashuruar. Nga pyetja që vijon, duket se edhe një dasmë e mundshme nuk përjashtohet nga planet e saj, edhe pse ndodhet në një dilemë.

Rudina Magjistari: “Dasma ime”. E ke imagjinuar ndonjëherë dasmën tënde?

Era Rusi: Po.

Rudina Magjistari: Të pëlqen një dasmë e madhe apo e vogël?

Era Rusi: Unë e kam menduar, por s’kam arritur akoma në një konkluzion.

Rudina Magjistari: Se ti ngaqë ke parë dhe shumë dhe besoj që e ke menduae se çfarë të pëlqen dhe çfarë jo.

Era Rusi: E kam ëndërruar, por sa herë mendoj për atë listën them lëre fare. I bie pastaj që të bëhet një gjë shumë e madhe dhe them ndoshta që nuk bëhet fare, pastaj rikthehem po pse mos ta bëj, domethënë jam ende në një dilemë.

Rudina Magjistari: Të gjitha variantet janë të mundshme. Të ka rastisur ndonjëherë të jesh në ndonjë klub dhe të kesh “gjujt?”

Era Rusi: Nuk di të gjuaj fare.

Rudina Magjistari: Se është një titull tjetër kënge e jotja kjo.

Era Rusi: Nuk di, jam shumë keq.

I këndon marrëdhënies me vjehrrën, por çfarë nuseje do ishte Era Rusi?

“Me zemër të bardhë”, është një nga këngët më të njohura të Era Rusit, një bashkëpunim me Fatmira Breçanin që ka në qendër një marrëdhënie të bukur nuse-vjehrrë. Duke marrë shkas nga titulli i këngës, në intervistën në “Rudina” në Tv Klan, Era foli edhe për mundësinë e të jetuarit në një shtëpi të përbashkët me prindërit e bashkëshortit.

Rudina Magjistari: “Me zemër të bardhë”, i jemi referuar titullit, por fjalia pastaj ka marrë tjetër kuptim. Me zemër të bardhë do të shkosh te vjehrra? Je nga ato vajza që mendon se mund të jetosh në familje me bashkëshortin, vjehrrin dhe vjehrrën? Si e mendon, nëse do të ta kërkonte?

Era Rusi: E mendoj që varet si do të ma sjellë jeta sepse e shoh si nga krahu im. Nëse familja ime do të ketë nevojë, natyrisht edhe unë do ta marr familjen time në shtëpinë time. Nëse familja e bashkëshortit tim në të ardhmen do të ketë nevojë për ne, natyrisht që do t’i marrim në shtëpi.

Rudina Magjistari: “Më zëvendësove” është një tjetër titull i këngës së Era Rusit. Kaq lehtë zëvendësohet Era Rusi? Dyshoj.

Era Rusi: Edhe më kanë zëvendësuar, por e kanë kuptuar më vonë.

Rudina Magjistari: Nuk kanë ditur ç’kanë humbur, kjo është pak por e sigurt./tvklan.al

Era Rusi e dashuruar? Këngëtarja rrëfen të rejat artistike, por edhe jetën personale

Maratona e Ujit të Ftohtë Tepelenë

Aktivitetet që nxisin krijimtarinë e fëmijëve, pse janë të rëndësishme