Cdo dite vij ne pune me biciklete!

Çdo ditë e shihni me biçikletë, prezantuesja e motit rrëfen sfidën që po i bën Covid-19 Prezantuesja e motit, Alba Hoxha zbuloi për emisionin “Rudina” në tv Klan se në këto kohë pandemie ka zgjedhur që çdo ditë të vijë me biçikletë në punë.Në një lidhje direkte nga oborri i Klan Tv, Alba Hoxha teksa vinte me biçikletën e saj tha se në këtë mënyrë ajo mban trupin e saj në formë si dhe këshilloi se biçikleta është mjeti më i sigurt transporti në këto ditë ku qarkullon Covid-1

Si e kane zgjidhur izolimin dy motrat e pandashme nga Vlora!

Emiljana Rrokaj ka një agjensi udhëtimesh “Hermes”. Ajo është e martuar me Benin dhe ka dy djem, Hermesin, 19 vjec dhe Glaku 11 vjec. Valbona Kalaj merret me biznesin e saj, ku ka një butik me këpucë. Ajo është e martuar me Gentin dhe ka dy djem. Markus 15 vjec dhe Ashton 5 vjeç. Të dyja janë shumë të lidhura me njëra-tjerën.

Në këtë përiudhe karantimi ato nuk janë takuar, ndërkohë djali i madh i Valbonës është karantinuar në shtëpinë e tezes, Emiljanës. Ndërkohë dhe bizneset e tyre i kanë mbyllur.

U infektova me covid-19, por ja dola!/Si do ti ndryshoje pandemia njerezit!

Anila Çobani, ekonomiste u testua me Coronavirus më datë 5 Prill. Shenjat e infektimit ju shfaqën disa ditë para se ta zbulonte. Ndiente lodhje, dhe ethe të pa shoqëruara me temperaturë apo kollë. Pas 5 ditësh filloi vështirësia në frymëmarrje. Tamponimi i pare i doli negativ por me kenbnguljen e saj në spitalin Infektiv ju nenshtrua nje skaneri dhe doli pozitiv me Covid-19. Tamponi doli negativ pasi ishte në fazën e parë. Mori mjekim për 5 ditë dhe qëndroi për 14 ditë e vetkarantinuar në dhomës e saj duke mos patur kontakt me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj që jeton në shtëpi ( ka tre djem).

Gjatë atyre ditëve nga lodhja dhe shqetësimet e virusit në trupin e saj ajo nuk bënte shumë aktivitete përveçse flinte shumë gjumë, ndiqte pak tv dhe gatuante. Përveç mjekimit doktorët i sugjeruan dhe një dietë ushqimore gjatë atyre ditëve dhe ndër të tjera ishte dhe vaj dafine. Në 19 prill ajo bëri tamponin dhe doli negativ. Tani, Anila ka filluar të bëjë pak ecje vetëm herët në mëngjes dhe më pas karantinohet në shtëpi.