Të ftuar:

Joni Peçi – Stilist

Prej 20 vitesh me një stil unik dhe që gjithmonë ka dalluar për shijen elegante dhe mënyrën se si vesh çdo njeri, të famshëm ose jo. Bëhet fjalë për stilistin Joni Peçi, i cili tashmë ka hapur dyqanin e tij.

Në eventin elegant të inaugurimit, mbrëmjen e 20 Shtatorit, “Joni Peçi Store” mblodhi emra të njohur nga bota e kulturës, showbizit, medias dhe politikës që prej vitesh kurohen nga stilisti shqiptar. Joni Peçi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth këtij eventi të veçantë. Gjatë emisionit ai po ashtu rrëfeu se nuk e ka patur aspak të lehtë pasi i është dashur t’i kursejë vetes shumë gjëra për të arritur ëndrrën e tij.

“Kam patur momente të vështira gjatë karrierës time. Unë kurseja pushimet e mia apo gjëra të tjera për të arritur ëndrrën për të hapur këtë butik ku të prezantohet koleksioni im. Kam sakrifikuar veten time për të mbërritur në këtë pikë.

Të gjitha gjërat që kanë ndodhur janë një tregues i një arritje. Gjërat vijnë dhe konsolidohen gjithnjë edhe më shumë dhe në 20 vite karrierë personazhet që kam veshur janë shtuar. Ky event që unë zhvillova konsolidoi ëndrrën dhe punën time. Asnjëherë nuk arrihet maksimalja e gjërave, por unë jam shumë kërkues për punën time”, tha stilisti.

Ai po ashtu shtoi se edhe pse veshjet janë të personalizuara, çmimet janë të përshtatshme për të gjitha shtresat sociale.

“Çmimet për veshjet që mbajnë emrin tim janë shumë ekonomike. Edhe pse veshjet janë unike dhe të personalizuara, kanë një çmim të prekshëm nga të gjitha shtresat sociale. Fakti që çmimet janë ekonomike nuk do të thotë që nuk kanë kualitet apo cilësi, por unë jam munduar të fitoj më pak dhe të jem më i pranishëm tek njerëzit”, shtoi Peçi.

Ardiana Shasivari Kika – Piktore

Gjatë muajit Gusht në Gjermani është zhvilluar Bienalja e Hamburgut, ku kanë marë pjesë 64 artistë nga vende të ndryshme të botës. Tema e këtij aktiviteti ishte “Biodiversiteti, ndryshimet klimatike ekologjike, si dhe ndikimi në ekosistem”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një piktore nga Kosova, Ardiana Shasivari Kika, e cila arriti të marrë vendin e dytë me pikturën e saj “Circle of Life”.

Piktorja e veprës Ardiana Shasivari Kika ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet kur dëgjoi të thirrej Kosova dhe emri i saj.

“Jam ende e emocionuar nga gjithë kjo që ndodhi, jam ende si në humnerë. Më 2 Gushti ishte hapja e ekspizitës dhe në të njëjtën ditë u shpallën edhe finalistët. Mbrëmja finale u mbajt më 10 Shtator. Ndjeva pëgjegjësi mbi supe kur dëgjova të thirrej Kosova dhe emri im. Vendi i parë shkoi për Rusinë, i dyti për Kosovën dhe i treti për Argjentinën.

Piktura ime ku shihet një flutur mes vorbullës, simbolizon njeriun në këtë çrregullim mjedisor ku kërkon pak ajër që të mbijetojë. Ajo që është karakteristikë dhe simbolike, është që fluturat kanë një rëndësi të madhe në ekologji sepse bëjnë polenizimin e frutave që do të kushtojë shumë në të ardhmen”, tha Ardiana Shasivari Kika.

Ajo triumfoi në mesin e 64 artistëve në Bienalen e Hamburgut. Një garë jo e lehtë, ku vendi i parë ka shkuar për Rusinë dhe vendi i tretë për Argjentinën.

Rejona Saqellari – Blogere