Avokati personal i Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rudy Giuliani do të kurohet njësoj si Donald Trump për COVID-19.

Këtë e ka zbuluar vetë Giuliani gjatë një interviste për mediat vendase, duke thënë se mjekët do e kurojnë njësoj siç është kuruar dhe Donald Trump.  

Avokati i Trump është infektuar pak ditë më parë dhe të dielën ia u shtrua në spital, duke rikthyer edhe njëherë frikën tek stafi i Presidentit.

Giuliani ka deklaruar se pret të largohet nga spitali shumë shpejt, pasi siç thotë ai është në gjendje të mirë.

Ai ka treguar se është trajtuar me Remdesivir dhe Dexamethasone, të dy ilaçet që mori dhe Donald Trump kur u infektua me COVID./tvklan.al