Ministria ruse e Mbrojtjes ka shpallur një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit duke filluar nga mëngjesi i kësaj të enjteje, për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë.

Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhia, përmes qytetit portual të kontrolluar nga Rusia, Berdiansktë hapet në orën 10:00 me orën lokale. Ukraina nuk e ka komentuar njoftimin.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar mes akuzave për mosbesim nga të dyja palët. Rusia është akuzuar gjithashtu se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimet në Mariupol./tvklan.al