Rusia dhe Bjellorusia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake


Rusia dhe Bjellorusia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

22:50 13/09/2021

Rusia përdor robotë luftarakë, në stërvitje rreth 200,000 ushtarë

Rusia dhe Bjellorusia kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak.

Rreth 200,000 ushtarë, 80 avionë dhe helikopterë, deri në 15 anije dhe gati 300 tanke po marrin pjesë në stërvitje.  

Manovrat mbahen çdo katër vjet, por stërvitja e këtij viti është parë si një sinjal i veçantë i mbështetjes së Rusisë për Bjellorusinë dhe udhëheqësin e saj Aleksandër Lukashenko, i cili është izoluar nga Perëndimi për shkak të goditjes së kundërshtarëve të tij politikë.

Trupat përdorën robotë luftarakë Platform-M, të cilët kontrollohen nga distanca dhe të armatosur me granata-hedhës dhe një mitraloz. Po ashtu jane përdorur automjete të reja taktike Sarmat-2 për të cilën agjencitë ruse të lajmeve pohuan se ishte hera e parë që një pajisje e tillë ishte përdorur.

Fqinjët si Ukraina dhe anëtarët e NATO -s Polonia dhe Lituania thonë se stërvitjet kaq të mëdha afër kufirit mund të jenë provokuese.

Presidenti Vladimir Putin mohon se stërvitjet janë drejtuar kundër çdo fuqie të huaj dhe thotë se ato janë të arsyeshme duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit të NATO-s pranë kufijve të Rusisë dhe atyre të aleatëve të saj.

Klan News







Të ngjashme