Ryan Reynolds tërhiqet nga kinematografia



Ryan Reynolds tërhiqet nga kinematografia

23:00 19/10/2021

Aktori: Do tërhiqem për momentin, kam punuar me intensitet të lartë

Ryan Reynolds ka njoftuar se për një kohë të papërcaktuar do të largohet nga kinematografia. Aktori 44-vjeçar bëri me dije në Instagram se do të bëjë pushim, pasi në dy vitet e fundit ka punuar me intensitet të lartë.

Protagonisti i “Deadpool” ka qenë një nga aktorët kryesorë të Hollivudit në vitet e fundit dhe vetëm gjatë këtij viti ka qenë protagonist në dy filma: “Free Guy” dhe “The Hitman’s Wife’s Boydguard”. Këtyre u shtohet edhe paraqitja e tij në një serial të Netflix që do të shfaqet muajin e ardhshëm, “Red Notice”.

Gjithashtu, ka qenë aktor zëri në filmat e animuar “Pokémon: Detective Pikachu” dhe “The Croods: A New Age”.

Është momenti perfekt për një periudhë të shkurtër pushimi nga kinematografia. Do të më mungojë çdo moment nga puna me kolegët e mi shumë të talentuar”, shkruan Reynolds në Instagram.

Klan News








Të ngjashme