Sa jemi të rrezikuar psikologjikisht nga situata e pandemisë

Sa jemi të rrezikuar psikologjikisht nga situata e pandemisë

17:50 26/03/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në TV Klan ishte psikologia Jorida Rustemi. Ajo u shpreh se vetëizolimi në shtëpi i ka dhënë mundësinë të shfrytëzojë kohën për të bërë gjëra që nuk i bënte më përpara, si pasojë e jetës së vrullshme.

Psikologia, më tej shtoi se kjo situatë e krijuar mund të përjetohet me një lloj ankthi, stresi apo shqetësimi të shtuar.

Jorida Rustemi: Po e shfrytëzoj kohën për të bërë gjërat që nuk i bëja më përpara, për të qenë në kontakt me njerëzit që i kam përzemër, për të lujatur pak më shumë me fëmijët, për t’u marrë pak më shumë me veten, për të bërë ato, që në jetën e vrullshme është pak e vështirë t’i përkushtohesh.

Mirela Milori: Në këtë moment që jemi, do ketë simptoma të para paranoje dhe simptoma që ndoshta do jenë të rrezikshme në të ardhmen?

Jorida Rustemi: Paranoja është fjalë pak e madhe dhe që të përjetohet duhet të jenë disa kushte specifike me individin, me mënyrën si është ndërtuar ai edhe gjenetikisht, me historinë familjare të sëmundjeve të shëndetit mendor. Pra përtej paranojës, ajo çfarë mund të themi është se mund të përjetohet me një lloj shqetësimi të shtuar, me një lloj stresi pao ankthi të shtuar./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi