Mjekët e këtij spitali nuk kishin parë kurrë më parë një gurë në fshikëz më të madh se ky. Kjo masë gjigante, e madhe sa një vezë struci, u hoq nga stomaku i një burri në Wuhan të Kinës. 55-vjeçari i njohur me emrin Zhou, nisi të kishte shqetësime në Qershor dhe erdhi një pikë, që u desh që t’i drejtohej mjekëve.

Sapo mjekët në spitalin Wuhan Jingdu kuptuan se burri kishte në fshikëz një gurë 13 centimetra, vendosën që duhet t’i nënshtrohej menjëherë operacionit.

“Guri ishte më i madh se grushti i një të rrituri, duke zënë kështu të gjithë hapësirën në fshikëz. Nëse nuk hiqej në kohë, mund të nxirrte jashtë funksioni veshkat”

, tha mjeku Wang Hui.

Ky gur është më i madhi i nxjerrë ndonjëherë më parë në një spital. Sipas Dr Wang krijimi i një mase kaq të madhe me gjasë erdhi si pasojë e zakoneve të vetë pacientit, si mos konsumimi i mjaftueshëm i ujit, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe mbajtja e urinës.

/tvklan.al