107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit. Në një postim në rrjetet sociale Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje të rinjve që të shprehin vullnetin e tyre duke votuar.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021. KQZ mbështet CoE Office in Albania dhe Akademia e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë po afrojnë! Ne i bëjmë thirrje votuesve për herë të parë të votojnë!”, thotë në postimin e tij Celibashi./tvklan.al