Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Ai do të jetë në një lidhje direkte në orën 22:00 me gazetarin Blendi Fevziu. Njoftimin e jep vetë ish-kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Sot në orën 22:00, në një lidhje direkte në “Opinion” me Blendi Fevziun! Sipas dëshirës mund të më ndiqni”, shkruan Berisha në Facebook./tvklan.al