Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një prononcimi jashtë sallës së Kuvendit foli për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Berisha tha se do t’i fitojnë zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. I pyetur nëse ka gjetur mekanizmin se si do regjistrohen në zgjedhje, Berisha tha: Kam gjetur mekanizmin si do i fitojmë zgjedhjet e 6 Marsit.

Po ashtu Berisha u shpreh se po vijojnë negociata me aleatët duke mos përjashtuar një aleancë edhe me LSI-në në këto zgjedhje.

Pyetje: E keni gjetur mekanizmin si të regjistroheni në zgjedhjet e 6 Marsit ndërkohë që vulën e ka Basha?

Sali Berisha: Kam gjetur mekanizmin si do i fitojmë zgjedhjet e 6 Marsit dhe shoh një klimë optimizmi dhe besimi të madh në fitore.

Pyetje: Për të fituar duhet të regjistroheni. Si do regjistroheni?

Sali Berisha: Gjithçka do bëhet, por ne nuk do pengohemi dot.

Pyetje: Do keni aleatë LSI-në në këto zgjedhje, i mbyllët negociatat me aleatët?

Sali Berisha: Negociatat janë në vazhdim dhe ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetari ame kleptoracinë. Do fitojmë! Periodikisht sepse kanë bërë rregulla në parlament që të më refuzojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do të jeni ju këtu./tvklan.al