Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha përshëndet Aleancën e Atlantikut të Veriut në 50-vjetorin e krijimit të saj. Sipas liderit Berisha kjo është quajtur një aleancë garantuese që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryeson vendet antare të saj dhe njëkohësisht është një shpresë për popujt e shtypur.

Një muaj më parë kjo Aleancë është shndërruar nga difensive në ofensive, vepruese. Sipas Berishës ky është një dimension vendimtar paqjeje e cila.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Ndërmori një muaj më parë sulmet ajrore mbi diktaturën e fundit komuniste në Europë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Kosovë. Partia Demokratike është krenare në këtë përvjetor sepse ajo ishte forca e parë politike në të gjithë Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në Aleancen e Atlantikut të Veriut. Partia Demokratike do të kërkonte nga Qeveria Shqiptare të merrte të gjitha masat për një rol aktiv, më aktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përputhje siç është përcaktuar në dokumentin e partneritetit për paqe”.

Përveç urimeve Berisha shpreh kënaqësi për unitetin e Aleancës në konsolidimin e ofensivës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti