Përbërësit:

100 gr pomodorini

100 gr karkaleca

50 gr mozzarella

2 thelpinj hudhër

1 baugette

2 kastravecë

1 qepë e kuqe

1 limon

Sallatë jeshile

Borzilok

Ullinj të zi

Sallatë jeshile

Uthull balsamike

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në kubikë bukën. Në një tas bëjmë bashkë hudhra të grira, vaj ulliri, kripë, piper dhe me të marinojmë bukën të cilin e vendosim në furrë që të theket. Pastrojmë karkalecat dhe si skuqim në tigan me pak vaj ulliri.

Presim në kubikë qepën, kastravecat dhe domatet. I vendosim në një tas ku shtojmë ullinjtë dhe bukën e thekur. I përziejmë të gjitha produktet bashkë, shtojmë lëkurën e një limoni, gjethet borzilokut, uthull balsami dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë sallatën me bukë të thekur, anash saj vendosim karkalecat, mbi të djathin mozzarella dhe gjethe sallate jeshile dhe është gati.

/tvklan.al