Aktorja Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë për Variety, ajo tha se u infektua me virusin sapo pandemia kishte nisur dhe gati sa nuk përfundoi në spital.

“Mjeku im më lutej të shkoja në spital, sepse isha shumë keq”, ka deklaruar Hayek. “Unë i thashë: ‘Jo, faleminderit. Më mirë të vdes në shtëpi”. Hayek tha se kaloi shtatë javë e izoluar në shtëpinë e saj dhe madje nuk mund të merrte frymë pa oksigjen alternativ.

Megjithëse është kthyer për të punuar në “House of Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk e ka energjinë që kishte dikur. Hayek është ndër aktoret e famshme që kanë ndarë publikisht përvojat e tyre me infektimin nga  Covid-19.

Diva me origjinë libaneze, ka luajtur në filma të shumtë si “Desperado” “Dogma” dhe Wild Wild West, Salma Hayek ishte muza e shumë regjisorëve, por roli i saj më i famshëm ka qenë ai, ku bukuroshja interpreton piktoren meksikane, Frida Kahlo, në filmin me të njëjtën titull.

Klan News