Këshilli komunal i Majorkës shpalli Ministrin e Brendshëm italian, Mateo Salvini, person non-grata, për shkak të politikave të tij të ashpra mbi emigrantët.

Këshilli kujtoi gjithashtu edhe veprat humanitare të misioneve të organizatave jo-qeveritare spanjolle e holandeze, si Open Arms e Lifeline që kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish në ujërat e Mesdheut.

Nuk vonoi reagimi i Mateo Salvinit, i cili e ka quajtur një ofendim pa kufij shpalljen non-grata nga Majorka.

Nuk jam i mirëpritur në Majorka? Po kujt po ia ndjen, unë pushimet i bëj në Itali,

shkruan Salvini.

Tensionet mes Spanjës e Italisë kanë qenë të larta muajt e fundit. Vendi iberik është kthyer në vendstrehimin kryesor të emigrantëve, pas refuzimit të tyre nga Italia.

Tv Klan