Të rikthejë njerëzit tek jeta dhe trupi i tyre duke i shkëputur ata varësia dhe shpërqëndrimi që krijojnë rrjetet sociale.
Ky është qëllimi i një nisme të veçantë që po mbështetet nga një prej shtëpive më të mëdha të ankandeve në botë Sothebis, ku nismëtare është këngëtarja dhe kantautorja britanike Taliah Barnet.
Ajo mblodhi një grup prej 11 personash në një sallë, të cilët bënin veprime fizike të përsëritura si lëvizje të ndryshme krahësh e duarsh, përdredhje trupash në dysheme, etj. Janë veprime që bëhen vetëm duke qenë të lirë nga pajisjet elektronike që duhen për përdorimin e rrjeteve sociale.
Një Di Xhej shoqëronte me muzikë tekno performancën, duke ndihmuar pjesëmarrësit të ruanin ritmin e lëvizjeve.
Veprimet janë fiksuar në fotografi të ndryshme artistike. Duke mbështetur këtë vepër komplekse arti, shtëpia njujorkeze Sothebis synon të tërheqë vëmendjen e klientëve jo vetëm për shitjen e këtij koleksioni por edhe për ankandet e saj të ardhshme, një nismë që megjithatë është konsideruar tepër e guximshme.
Tv Klan