Stiven Shpendi është futbollisti shqiptar më i kërkuar momentalisht nga klubet e Serie A. Talenti i Çesenës është dalluar në këtë sezon në Serie C me golat e tij. Me dopietën e shënuar në sfidën e 14 Marsit kundër Virtus Entela, lojtari i përfaqësueses Shpresa shkon në kuotën e 11 golave të realizuar në 24 takime, ndërsa edhe ka dhënë edhe 1 asist.

Interes për shërbimet e tij kanë shprehur Milani, Fiorentina dhe Napoli. Por në garë është futur edhe skuadra e Sasuolos, që e shikon si një investim mjaft të mirë blerjen e 19-vjeçarit.

Zigjelbrit janë gati që të paguajnë 3 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit, raporton SportNapoli. Skuatët e klubit e kanë ndjekur me vëmendje e nuk duan që t’u ikë nga duart kjo mundësi.

Shpendi konsiderohet si një nga talentet më premtues në Itali, e sipas specialistëve është gati që të bëjë kapërcimin e madh për në Serie A. Sulmuesi 19-vjeçar u grumbullua për ndeshjet ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë nga trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi.

Klan News