Do të luajë për të rinjtë, me gjysmë page

Ëndrra e babait u bë realitet. Scottie Pippen Jr. është një lojtar i Los Angeles lakers. Në vitet 2000 babai i tij, një legjendë e NBA, nuk mundi të bëhej pjesë e skuadrës kaliforniane.

Por tashmë ka ardhur radha e të birit. Pasi është parë në një seancë nga drejtuesit e klubit, Scottie Jr. është përzgjedhur duke nënshkruar atë që në Shtetet e bashkuara quhet Two Way Contract.

Nuk është gjë tjetër vetëm se lojtari do të paguhet sa gjysma e rrogës minimale dhe do të luajë fillimisht në Summer League, ose kampionati i të rinjve. Ky është një hap i madh gjithsesi pasi e ardhmja është e sigurtë.

Varet gjithçka nga paraqitja e tij në ndeshje. Përmirësimi i lojës së tij do të sillte një ftesë nga ekipi i parë. Më herët Lakers afruan edhe Shareef O’Neal, djali i Shaquille.

Tv Klan