Screening po ecën në mënyrë pozitive në RMV

Screening po ecën në mënyrë pozitive në RMV

19:53 21/09/2022

Gir: Çdo gjë është e ndërlidhur me rezultatet e reformave

Shefi i Delegacionit të Bashkimi Evropian në vend, Dejvid Gir njofton se procesi i skriningut po ecën në mënyrë pozitive me angazhim të madh nga të gjitha palët. Sipas tij, ky proces është i gjatë dhe kërkon përfshirjen e të gjitha ministrive.

“Deri më tani gjithçka po shkon në mënyrë pozitive. Shohim një angazhim të madh nga partnerët tanë nga Maqedonia e Veriut. Është një proces i gjatë, kërkon shumë punë dhe angazhim po kërkon edhe angazhimin e të gjithë ministrive në RMV”.

Ambasadorit Gir njoftoi se me procesin e skriningut do të përfshihen të gjitha sferat.

“Ky proces skriningu ka filluar me të ashtuquajturat të drejtat themelore të BE dhe kjo përfshinë sundimin e shtetit ligjor apo së drejtës, gjithashtu qeverisjes së mirë, administratës publike, menaxhimi me financat publiku pastaj i përfshinë të gjitha kapitujt tjerë flasim për 33 kapitujt që do t’i përfshijë të gjitha lëmitë”.

Sipas tij, gjëja e rëndësishme është që punët e mira që po bëhen më procesin e skriningut në Bruksel janë të ndërlidhura me rezultatin e mirë në procesin e reformave.

Tv Klan





Të ngjashme