Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të 36-vjeçarit Arbër Muçaj në Fier.

Policia ka ekzekutuar vendimin këtë të enjte ndërsa thotë se dyshohet se i riu i ka përfituar pasuritë nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve të kryera jashtë vendit tonë.

“Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier; 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier; njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier; njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier; apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë; 1 vendparkim  në Tiranë; 12 automjete; 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 Euro”, njoftoi policia.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij personi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale./tvklan.al