Ekspertët: Shumica meshkuj, faktorë ndërrimi i partnerëve

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sipas një raporti të ISHP, në Janar vetëm me HIV kanë rezultuar 8 persona nga 26 ekzaminime të kryera, shumica prej tyre meshkuj. Për bluzat e bardha, ky trend në rritje i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, vihet re me shumë tek moshat e reja.

Nevila Kryemadhi, mjeke infeksioniste, QSUT: HIV-AIDS dominon në numrin e sëmundjeve dhe pas tij fillojnë sifilizi, por kemi edhe sëmundjet bakteriale shumë të tipit gonokokut, sëmundjet parazitare. Nëse më parë e kishim në moshën mbi 20 vjeç, tashmë vihet re edhe poshtë kësaj moshë për faktin se tani aktiviteti sekusual është më i shpeshtë.

Sipas mjekëve, janë një sërë faktorësh që ndikojnë në rritjen e sëmundjeve seksualisht të transmetushme në popullatë, më kryesorja ndërrimi i disa partnerëve dhe mospërdorimi i masave mbrojtëse.

Nevila Kryemadhi, mjeke infeksioniste, QSUT: Ndryshimi i marrëdhënieve seksuale midis popullatës në përgjithësi, marrëdhëniet midis të së njëjtës gjini, ulja e moshës së aktivitetit seksual. Ekzistojnë tabutë për mosbmbrojtje si duhet për të blerë prezervaiv.”

Mesatarisht në spital paraqiten rreth 10 raste në ditë. Shumica prej tyre thonë mjekët paraqiten vonë për ndihmë mjekësore pasi janë asimptomatikë por edhe për shkak të stigmës për të marrë kontakt me specialistin.

Tv Klan