Gjatë muajit Gusht Serbia do të dërgojë një numër të policëve të saj në liqenin e Ohrit për të monitoruar sezonin turistik. Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut u arrit ne takimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç me ministrin maqedonas te punëve të brendshme Veriut, Pança Toskovski.
Në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimin dypalësh në luftën ndaj terrorizmit dhe emigracionit illegal.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Vuçeviç vlerësoi se marrëveshja në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për kalimin e kufirit me dokumente personale është shembull i praktikës së mirë në interes të qytetarëve të dy vendeve.
Serbia u ankua për vendimin e Maqedonisë së Veriut për të qenë bashkësponsor i Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, duke theksuar se një vendim i tillë, si dhe miratimi i Rezoluta, nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ministri maqedonas Toshkovski tha se është thelbësore që ata të mund të punojnë së bashku kundër grupeve kriminale për të luftuar krimin e organizuar.
Ai falënderoi Serbinë për ndihmën e dërguar nga Njësia e Helikopterëve dhe Departamenti për Situata Emergjente për rehabilitimin e zjarrit pyjor, i cili preku në rajonin e komunave Negotinë, Konçe dhe Shtip.
Klan News