Serbia përfshihet në një skandal spiunazhi

Serbia përfshihet në një skandal spiunazhi

23:33 21/11/2019

Del video ku një shtetas rus i jep ryshfet një ushtaraku serb

Serbia është përfshirë nga një skandal spiunazhi që ende nuk është sqaruar. Në një video të publikuar në internet dhe më pas në media duket një punonjës rus, për të cilin thuhet se nuk është më në Serbi dhe një person tjetër që besohet të jetë ushtarak serb.

Në këtë video ata të dy shkëmbejnë dy qese pasi kanë pirë diçka bashkë. Në të thuhet se kishte dhe para. Kjo ka detyruar presidentin serb të urdhëroj hetim dhe të thërras këshillin e sigurisë kombëtare.

Një  takim me ambasadorin në Beograd ka ndodhur menjëherë, por në njoftim është thënë se është folur për vizitën e presidentit serb në Moskë dhe se presidenti pritet të sqarojë në darkë detajet.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë për media se nëse vërtetohet një gjë e tillë atëherë është një situatë serioze, pasi Serbia është shtet neutral.

“Është një situatë shumë serioze, të cilën do ta analizojmë në detaje, por aktualisht po mbledhim informacione”.

Ky skandal është konsideruar një goditje e rëndë e marrëdhënieve të mira me Rusinë. Besohet se videon e dy agjentëve e kanë vënë në internet shërbimet amerikane.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi