Tenistja ishte 1 vit larg fushave

Serena Williams u rikthye me fitore në arenën ndërkombëtare të tenisit. Ish-numri 1 e botës për tenisin e femrave nuk kishte luajtur që prej vitit të kaluar kur u dëmtua në raundin e parë të vitit në Wimbledon.

Në turneun Eastbourne International që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar ajo dhe partnerja Ons Jabeur, teniste tuniziane fituan ndaj dyshes Sara Sorribes Tormo dhe Marie Bouzkova.

Për Williams është një përgatitje e mirë për pjesëmarrjen në Ëimbledon. 40-vjeçarja Williams, e cila ka zbritur në vendin e 1204 në renditje nuk e pati krejt të lehtë por gjatë ndeshjes ajo tregoi se po gjente ritmin e duhur me goditje të forta.

Rezistenca e saj i bëri kundërshtaret të gabonin dhe rrjedhimisht Williams dhe Jabeur siguruan fitoren.

Tv Klan