Serie A nis me polemika

Serie A nis me polemika

17:14 25/08/2019

Raste të diskutueshme në dy ndeshjet e para

Serie A u rikthye me dy ndeshje, Parma-Juve dhe Fiorentina-Napoli dhe bashkë me to u rikthyen edhe polemikat në futbollin italian. Gjatë ndeshjes hapëse, një gol i Cristiano Ronaldos u anulua për një pozicion jashtë loje vërtetë milimetrik. Gjyqtari kryesor u sinjalizua nga asistenti i tij në studio, ndërsa anësori nuk pati mundësi të shihte që me pozicionin e tij, Ronaldo kishte ndoshta vetëm flokët jashtë loje. Episodi gjithsesi nuk u diskutua më pas, kjo sepse fitorja fashiti gjithçka.

Në ndeshjen e mbrëmjes mes Fiorentinës dhe Napolit që në minutën 6 të saj erdhi vendimi i parë i VAR. Penallti për skuadrën vendase për një prekje të topit me dorë nga Zielinski. Të habitur mbetën edhe komentatorët. Por rregullorja e thotë qartë. Duke nisur që prej këtij sezoni, çdo prekje me dorë e mbrojtësve do të ndëshkohet me penallti. Pritet që ky precedent të respektohet edhe në vijim të kampionatit. Por sistemi VAR, anësori, arbitri kryesor i kishin sytë diku tjetër kur Dris Mertens vodhi një penallti me këtë simulim të shëmtuar. Përgjegjësia gjithsesi do të rëndojë mbi kryesorin, i cili mori vendimin menjëherë.

Episodi i fundit përfshin edhe kapitenin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili shkaktoi një faull ndaj Ribery. VAR me të drejtë nuk ndërhyri pasi çdo gjë ndodhi jashtë zone. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, trajneri i Fiorentinës, Montella, u ankua pikërisht për VAR, ndërsa ai i Napolit, Ancelotti u ankua për thirrjet e tifozëve kundër tij.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT