Sezon Gaforresh, shenjave iu ‘zbuten’ ndjenjat




Sezon Gaforresh, shenjave iu ‘zbuten’ ndjenjat

14:26 04/07/2022

Klima e përgjithshme e horoskopit javor paraqitet e qetë dhe jo shumë e ngarkuar, sipas astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri. Ngjarjet do të drejtohen më së shumti nga aktiviteti i Marsit në Dem dhe Mërkurit në Gaforre, të cilët do të kombinojnë vendosmërinë, taktin dhe ndjenjat.

Krisanthi Kallojeri:Kemi një javë neutrale, të qetë në vija të përgjithshme dhe fundi i saj është i mirë. Nga data 8-11 janë ditë të mira për bisedime, kontrata por me pak kujdes sepse kur jemi entuziastë, optimistë dhe të sigurtë për veten bëjmë gabime. Nga data 13-15 vjen një periudhë e ngarkuar me transformime jo domosdoshmërisht me sens negativ.

Kryesorja për këtë javë është kalimi i Marsit në shenjën e Demit dhe duhet të veprojmë me vendosmëri, strategji, pa u nxituar, me këmbëngulje, por gjithnjë me takt. Gjatë kësaj periudhe, paleta do ketë gjithë ngjyrat, veprimtari, peripeci, tensione, duhet të jemi të kujdesshëm. Aktivizohen edhe eklipset, në datën 5 Mërkuri kalon në Gaforre ku do të qëndrojë deri më 19 Korrik dhe logjika, komunikimi e jeta e përditshme do të jetë më me ndjenja, sentimentale dhe pranë familjes e njerëzve të afërt./tvklan.al










Të ngjashme