Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reshjet e ditëve të fundit Përveç të mirave që i kanë sjellë KESH-it, me furinë e tyre kanë shënuar dhe dëme. Katër kilometra larg Tepelenës shembet rruga nacionale. Shakrjet e dheut me një gjatësi 25 metra, kanë bërë një shkëputje në rrugën Tepelenë – Gjirokastër.  Dëmtime ka pësuar edhe linja elektrike. Që aktualisht shënon probleme. Këto çarje kërkojnë një ndërhyrje të shpejtë për të mos krijuar probleme për kalimin e automjeteve.

Policia rrugore e Tepelenës ka marrë menjëherë masat duke vendosur tabelat paralajmëruese për drejtuesit e automjeteve. Nëse këtu nuk do të ndërhyet me urgjencë, do të jetë mjaft i vështirë kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti