Rreth 508 milionë Dollarë do të japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim USAID për të gjitha vendet e vogla.

Ndër to 1.2 milionë Dollarë do të vijnë për vendin tonë. Ambasadorja Yuri Kim bëri të ditur se kjo shfër do të përdoret për të përgatitur sistemet laboratorike, survejimin e rasteve aktive, suport teknik për ekspertët etj.

Ndërkohë në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në shqipëri mbi 693 milionë Dollarë, ku 51.8 milionë Dollarë vetëm për shëndetësinë./tvklan.al