Horner e krahason holandezin me kampionin e botës në boks, Fury, për mënyrën se si drejton makinën

Shefi i Red Bullit Christian Horner beson se piloti i skuderisë Max Verstappen do ta fitojë duelin me Lewis Hamilton dhe do të shpallet kampion në Formula 1.

Holandezi kryeson me tetë pikë më shumë se sa britaniku, ndërsa në fundjavë do të zhvillohet gara e parafundit, ajo në Arabinë Saudite. Verhtappen synon titullin e parë kampion, ndërsa aemilton të tetin, që do të vendosë një rekord të ri në Formula 1.

“Lewis vazhdimisht bën thumba e provokime të vogla. Por gjëja më e mirë që Max ka, është se nuk i bëhet vonë fare. Ai ka tipin e vet. Nget një makinë shpejt dhe pastaj shkon në shtëpi e luan play station. Kaq e thjeshtë është! Max nget makinën siç lufton kampioni i boksit Tyson Fury. Ka të njëjtën zemër”.

Piloti i Mercedesit ka fituar dy garat e fundit në Brazil dhe në Katar. Rivaliteti mes Verstappen dhe Hamilton ka qenë mjaft i ashpër në këtë sezon, ndërsa janë përfshirë në incidente në Imola, Silverstone dhe Monza.

Në deklaratën e fundit të bërë për holandezin, piloti i Mercedezit tha se me të duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm në pistë, pasi në të kundërt përplasja është e pashmangshme.

Klan News