Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në Klan Neës nuk e njeh vendimin e kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe pezullimin e tij nga kjo parti. Pasi sipas tij që prej 11 Dhjetorit, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit

Shehu theksoi se gjendja në të cilën është sot PD-ja, ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të hershëm të Bashës me Ramën.

Selia blu sipas deputetit të PD i përket demokratëve të vërtetë dhe shumë shpejt do t’u rikthehet atyre.

Pas protestës së 8 Janarit, Komisioni i Rithemelimit pritet të bëjë të ditur se kur do jetë aksioni politik i radhës.

Klan News