Mijëra besimtarë myslimanë falën të premten e parë në ndërtesën historike

Gati 1 shekull pasi u kthye në muze si simbol i Turqisë moderne dhe laike, godina historike e Shën Sofisë në Stamboll hapi sot dyert per lutjen e së premtes që kryhet nga besimtarët myslimanë.

Pas përshtatjes në një vend të kultit mysliman, imamët recituan vargjet e Kuranit, të parat lutje pas shpalljes së monumentit edhe një herë zyrtarisht xhami. Me maskë dhe i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ishte në mesin e turmës.

Mijëra të tjerë u grumbulluan jashtë ndërtesës së shekullit të XI, duke u lutur rreth zemrës historike të Stambollit ku ishte vendosur edhe një ekran i madh.

Afresket e krishtera dhe mozaikët vezullues që zbukurojnë kupolën dhe sallën qëndrore do të fshihen me perde gjatë kohës të lutjeve myslimane, por do të mbeten të zbuluara për pjesën tjetër të kohës.

Gjatë sundimit të tij 17-vjeçar, Erdogan ka mbrojtur Islamin dhe ka mbështetur përpjekjet për të rivendosur statusin e xhamisë në Shën Sofia. Konvertimi shkaktoi kritika të ashpra nga udhëheqësit e kishave, të cilët thanë se ndryshimi në adhurimin ekskluzivisht mysliman rrezikon të thellojë përçarjet fetare.

Ndërtesa ikonë ka qenë një katedrale Bizantine e krishterë për 900 vjet para pushtimit osman dhe sherbeu si kishë deri në vitin 1934. Përpara deklarimit xhami, Shën Sofia ishte muzeu më i vizituar në Stamboll.

Tv Klan