Shënohet viktima e 6-të nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e 6-të nga koronavirusi në Shqipëri

00:05 26/03/2020

Ka ndërruar jetë në spital një grua e infektuar nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në Shqipëri.

Viktima është një paciente 71-vjeçare nga Tirana, thotë Ministria e Shëndetësisë, e shtruar në Spitalin Infektiv në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar.

71-vjeçarja vuante edhe nga hipertensioni, dhe sëmundja e koronavirusit rëndoi gjendjen e saj shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë“, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, thuhet në njoftimin zyrtar. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi