Sherr në derbin e kryeqytetit



Sherr në derbin e kryeqytetit

15:56 11/07/2020

Trajneri i Partizanit drejt largimit

U nis me tensione vazhdoi me spektaklin në fushë dhe përfundoi me sherr në ambientet e stadiumit. Një derbi i vërtetë me të gjitha brenda, por pa fitues dhe me dy skuadra që ndanë nga një pikë duke u kënaqur të paktën me lojën e futbollistëve.

Partizani tregoi se koronavirusi në radhët e futbollistëve nuk kishte ndikuar psikologjikisht. Të kuqtë mundën ta mbanin avantazhin deri në minutën e dytë shtesë, atëherë kur Muci i pamarkuar gjeti mundësinë për të shënuar golin e barazimit.

“Barazimi në minutën e fundit të ndeshjes besoj se është rezultat i kënaqshëm për ne”, tha Egbo.

Çunat bënë një ndeshje shumë të mirë për ne. Dhanë gjithçka kishin edhe me gjithë problemet dhe situatat e ditëve të fundit. Për këtë të vjen keq më shumë sepse e meritonim fitoren”, tha Kalari.

Për t’u shënuar ishte edhe mungesa e trajnerit italian të Partizanit dhe stafit të tij. Burime pranë klubit të kuq pohojnë se tekniku ka kërkuar t’i përmbahet protokollit shëndetësor dhe të mos ishte i pranishëm, por ka të dhëna se ky veprim ishte pika që derdhi gotën. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos rinovojnë për sezonin e ardhshëm.

 “Do të komunikojmë me stafin teknik. Ata janë trajnerët e Partizanit. Në ditët në vijim do të bisedojmë do të shohim. Vërtetë që në këtë situatë të tillë të gjithë duhet të ruhemi, por nuk besoj se duhet të vazhdosh jetën në mënyrën që duhet të vazhdosh duke u mbrojtur”, tha Olsi Rama.

Pas ndeshjes nuk kishte si të mungonte sherri mes dy palëve. Raportohet se në ambientet e brendshme të stadiumit ka patur përplasje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Tv Klan




Të ngjashme