Finalja e madhe Euro 2024 mblodhi qindra tifozë, në FanZonën e Sheshit Skëndërbej.

Pjesa më e madhe të ulur në fushën e blertë, e të tjerë në vendet e improvizuara njëjtë si në staudium, me sytë nga ekrani gjigant për të ndjekur sfidën Spanjë – Angli me komentin e Alban Xhihanit në Tv Klan.

Shumë raste të ndjekura me emocion dhe tre gola që ngritën në këmbë tifozertië përkatëse.

Golin e parë, që zhbllokoi sfidën e shumëpritur, e dhuroi Spanja me Niko Williams në pjesën e dytë. Kaq mjafton dhe festa ndizet.

Minuta e 73’ e ndeshjes rezervoi golin e barazimit nga “Tre Luanët”.  Festa është për tifozët anglezë.

Ethe dhe emocion, ama fati rezervon sërish festë për iberikët, në minutën 86’.

Në radhën e tifozëve nuk mungon as kryetari i bashkisë Erion Veliaj, që pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka ndjekur nga kjo FanZonë.

Fitoret festohen me muzikë, dhe kështu ndodhi edhe në këtë mini stadium, që u kthye në vendin e preferuar për qytetarët gjatë gjithë muajit të Europianit.

Tv Klan