Orionidet e Vjeshtës do të ndriçojnë qiellin mes 21-24 Tetorit

Fundjava do të shenjohet nga yje që bien. Shiu i meteorëve do të jetë më i dukshëm nga 21-24 Tetor, dhe sipas astronomëve me sy të lirë mund të shihen rreth 20 në orë.

Janë orionidet e Vjeshtës, që janë pluhurat e lënë pas nga kometa e famshme Halley. Planeti ynë këto ditë gjendet pranë orbitës së kometës, pra ndeshet edhe me bishtin e saj.

Meteorët e kanë marrë emrin nga yjësia e Orionit, pasi duket sikur pikënisja e tyre është pikërisht aty. Yjësia e Orionit është një ndër me të bukurat e qiellit dhe kufizohet me yjësinë e Binjakëve.

Astronomët shpjegojnë se Orionidet janë meteore shumë të shpejtë, dhe mund të vërehen më qartë në pjesën e dytë të natës.

Pra, kjo fundjavë Tetori bëhet më e bukur, duke u ndriçuar edhe nga yjet që bien.

Klan News