#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #shiheminegjyq

“Mua më nxorri kunati nga shtëpia, unë nxora burrin”, Shqiponja akuzon Idajetin: Ka hedhur firmën ia ka dhënë vëllait

Burrë e grua dolën këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën ‘Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, arsyeja është një konflikt pronësie. Zonja Shqiponj, pretendon se bashkëshorti i saj Idajeti i ka dhënë firmën e shtëpisë së vëllait dhe sot ajo është pa shtëpi.

Gjithashtu ajo tregon se kur e mori vesh që vëllai i Idajetit po i nxirrte nga shtëpia, ajo vetë e nxori bashkëshortin e saj nga shtëpia pasi për të  ai është bashkëfajtor.

Nga ana tjetër, zoti Idajet e bën me faj gruan e tij, për shkak se ajo nuk e beson dhe e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi dhe shprehet se ai do  të hakmerret ndaj saj.

Ardit Gjebrea: Ju keni problem dhe sot keni sjellë bashkëshortin.

Shqiponja: Po.

Ardit Gjebrea: Pse?

Shqiponja: Për pronat, për shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë bashkëshorti që ju jeni i pakënaqur?

Shqiponja: Ka hedhur firmën, ka marrë shtëpinë ia ka dhënë të vëllait. Shtëpinë ku banojmë ne ia ka dhënë të vëllait.

Ardit Gjebrea: Me dijeninë tënde apo pa dijeninë tënde?

Shqiponja: Pa dijeninë time, se të ishte me dijeninë time  nuk e kishte marrë kurrë ai.

Ardit Gjebrea: Po kur e more vesh?

Eni Çobani: E ka nxjerrë jashtë. E ka  nxjerrë jashtë kur e mori vesh.

Shqiponja: Më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Kush burri apo kunati.

Shqiponja: Kunati.

Eni Çobani: Jo, jo e ka nxjerrë zonja Idajetin nga shtëpia.

Shqiponja: Kunati më ka nxjerrë mua nga shtëpia, ndërsa unë kam nxjerrë burrin nga shtëpia.

“Do hakmerrem”, Idajeti për bashkëshorten: Nuk ka shans më me mua, më akuzon padrejtësisht

Bashkëshortja e tij e ftoi zotin Idajet në një seancë ndërmjetësimi për shkak të një konflikti pronësie.  Zonja Shqiponj, ka thënë në rubrikën Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E  Diela Shqiptare”, në Tv Klan, se burri i saj i ka dhënë firmën të vëllait dhe tashmë ajo ka mbetur pa shtëpi.

Mirëpo, zoti Idajet shfaqet i nxehur me bashkëshorten e tij për arsyen se ajo e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi publike dhe shprehet se për këtë do hakmerret ndaj saj.

Berolda: Zoti Idajet. Ju sot përballë keni bashkëshorten tuaj e cila thotë se nuk do jetoj më me ju. Kaq keq kanë shkuar gjërat?

Idajeti: Unë ndihem shumë i fyer që bashkëshortja ime më ka ftuar këtu sot dhe unë ndaj asaj do hakmerrem sepse më akuzon padrejtësisht. 

Berolda: Meqenëse ndërmjetësimi është një mundësi ribashkimi unë uroj që ta zgjidhni deri në fund këtë çështje.

Idajeti: Jo, kjo nuk ka shans, sepse ajo mua më akuzon padrejtësisht. Unë e them publikisht. Nuk ka shans kurrë më me mua.

“Do marrësh përgjigjen që meriton”, Idajeti-Shqiponjës: Në atë shtëpi nuk ke për t’u kthyer më

Burrë e grua dolën këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”. Zonja Shqiponj dhe zoti Idajet u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një çështje pronësie. Shqiponja pretendon se bashkëshorti i saj është bashkëpunëtor me kunatin dhe kanë dashur ta lënë atë pa shtëpi, pasi banesa e tyre, tashmë është  në emrin e vëllait të zotit Idajet.

Mirëpo ky i fundit refuzon ta ketë bërë një veprim të tillë dhe shfaqet shumë i nxehur me ftesën e gruas  së tij në këtë seancë ndërmjetësimi publike, ai shprehet se ndihet i diskriminuar. Po ashtu ai i drejtohet të shoqes duke i thënë se ajo do marri përgjigjen që meriton dhe se asnjëherë nuk ka për t’u futur më  në atë banesë sa të jetë gjallë ai.

Eni Çobani: Sikundër ndoqët insertin ne sot kemi Shqiponjën, një zonjë e vërtetë, me probleme shumë të rënda si personale, por edhe brenda familjes. Gjë të cilën do e sqarojë Shqiponja. Unë e falënderoj publikisht që ka ardhur dhe ka gjetur ndërmjetësimin për t’u përballur me bashkëshortin e saj. Zoti Idajet ju falënderoj dhe ju. Ju përgjigjët pak me ashpërsi në fakt ardhjes deri këtu, e shikoj që jeni akoma  i  ashpër edhe në këtë përballje dhe  më bëri përshtypje, të paktën ta përshëndesnit nënën e katër vajzave tuaja, keni bërë katër vajza me këtë zonjë.

Idajeti: Si mund ta përshëndes, kur ajo më fton publikisht për të më diskriminuar. Unë nuk e di se çfarë mendon kjo.

Eni Çobani: Ju ndiheni i diskriminuar sot?

Idajeti: Shumë. 

Eni Çobani: Po për çfarë arsyeja, se ne ju kemi sjellë në një seancë ndërmjetësimi dhe ku ka ma mirë se  të flasësh me bashkëshorten?

Idajeti: Kjo ka ngritur një akuzë ndaj meje, si bashkëpunëtor në dhënien e këtyre pronave vëllait tim.

Eni Çobani: Po kjo është një akuzë që ne do e trajtojmë në këtë seancë ndërmjetësimi dhe unë nuk e shikoj diskriminimin këtu. Unë do ju jap fjalën ju, do i jap fjalën zonjës.

Idajeti: Nuk kishte pse të më sillte këtu.

Eni Çobani: Po se ju nuk bisedoni më pra, ju vetëm bërtisni me njëri-tjetrin. Unë uroj që sot të bisedoni dhe mos të bërtisni.

Idajeti: Nuk bisedon me mua dot kurrë ajo. Për këtë që ka bërë ajo, nuk mundet.

Shqiponja: Do ta shikojmë zoti Idajet. Koha do ta vërtetojë.

Idajeti: Koha do e vërtetojë dhe ti do marrësh përgjigjen e duhur. Po ta them këtu, ti nuk ke për t’u kthyer më në atë banesë, për këtë që ke bërë sot. Që mua më ke ftuar këtu publikisht për të më diskriminuar në sy të publikut, në sy të gjithëve. 

Shqiponja: E meriton.

Idajeti: E meritoj unë?

Ardit Gjebrea: Idajet mos dëshiron të thuash diskreditim, jo diskriminim?

Shqiponja: Ulu në vend mos më hajde mua këtu.

Idajeti: Unë nuk e mendoja kurrë që ti të mi bëje mua gjithë këto gjëra.

Eni Çobani: Po pse nuk e  mendoje kurrë ti zoti Idajet? A flet me zonjën ti. E para njëherë se edhe Arditi ju tërhoqi vëmendjen jo diskriminim, por diskreditim.

Idajeti: Unë nuk kam bashkëpunuar.  Unë nuk e di dhe vet si ka mbërritur kjo banesë. Ajo më largoi nga banesa. Të vijë të më diskriminoj këtu në publik mua, për një gjë që se kam bërë. Unë s’e pranoj kurrë  këtë!

Eni Çobani: Mirë ti mund të mos pranosh shumë gjëra dhe shumë burra të tjerë mund të mos e pranojnë por në fakt këto gjëra kanë ndodhur dhe këtë banesë e ka vëllai jot.

“Mendoi se sëmundja ‘do më hante kokën’ dhe ia dha shtëpinë vëllait”, Shqiponja akuzon rëndë bashkëshortin

Një konflikt pronësie është bërë shkak që në një familje të lindin sherre e madje gjërat kanë arritur deri aty sa gruaja e ka nxjerrë burrin e saj nga shtëpia. Këtë të diel Shqiponja ftoi në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Idajetin.

Ajo pretendon se bashkëshorti i saj Idajeti i ka dhënë firmën e shtëpisë së vëllait dhe sot ajo është pa shtëpi. Nga ana tjetër, zoti Idajet e bën me faj gruan e tij, për shkak se ajo nuk e beson dhe e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi dhe shprehet se ai do të hakmerret ndaj saj duke ia dhënë shtëpinë të vëllait.

Por ajo që është më tronditëse është fakti se zonja Shqiponj thotë se ajo kaloi një sëmundje të rëndë dhe i shoqi ka bashkëpunuar me të vëllain për t’i dhënë shtëpinë duke menduar se ajo do vdiste. 

Idajeti: Unë nga ky moment që ti më ke sjellë këtu unë do ja jap shtëpinë direkt. Kam prokurë nga vëllezërit nga motrat dhe do ia jap shtëpinë, ti ik gjeje shtëpinë ku e ke.

Shqiponja: Zoti Idajet e kam ndërtuar unë, kam një jetë të tërë atje. Kam 35 vjet martesë, o Idajet çfarë flet kështu?!

Idajeti: Ti ke shumë të drejtë që e ke ndërtuar, po unë nuk kam bashkëpunuar kurrë deh ti të më akuzosh mua për këtë?!

Shqiponja: Ke bashkëpunuar, më ke lënë mua përjashta.

Idajeti: Të kam lënë ty përjashta.

Shqiponja: Po. 

Idajeti: Edhe vetë jashtë kam qenë, unë ta kam treguar historinë e shtëpisë. As vetë nuk e di…

Shqiponja: Ku e ke pasur mendjen Idajet si e hodhe atë firmë, si ja le vëllait shtëpinë?

Eni Çobani: Kush ka qenë ai moment që ju në fakt nuk keni qenë në dijeni, sepse keni kaluar dhe diçka të rëndë më keni thënë

 Shqiponja: Zonja Eni para pak kohësh kam kaluar një sëmundje të rëndë. Jam operuar nga gjoksi dhe zoti Idajet mendoi se kjo sëmundje do më hante mua kokën dhe bashkëpunoi me vëllain dhe ia dha shtëpinë.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë.

Shqiponja: Si e mendove Idajet, se do vdisja unë dhe do merrte shtëpinë vëllai jot dhe ti do ikje do jetoje jashtë shtetit me fëmijët e tjerë. Çfarë mendove Idajet? Ja ku jam unë, gjallë akoma, nuk kam vdekur.

Idajeti: Ti je gjallë akoma. Unë kam punuar që ti të jesh gjallë, por jo që ti të mendosh për mua kështu. Unë kam investuar miliona për shpirtin tënd.

Shqiponja: Ça bëre pse e hodhe firmën, pse ia dhe shtëpinë ?

Idajeti: Firmën do e hedh nga ky moment. Unë do e hedh këtë firmë se kam të drejtën ligjore e  nga ky moment do ia jap të gjithë pasurinë. Nuk mund të jetosh në një familje kur familja mendon se e kam bërë. Unë nuk e kam ditur kurrë këtë gjë.

Kunati i ka marrë shtëpinë, Shqiponja: Nuk kam djalë, donin që unë e vajzat të dilnim pa pjesë

Konfliktet e pronësisë shpesh sjellin situata të pakëndshme në familje. Në familjen e zotit Idajet, dhe zonjës Shqiponjë, një  konflikt i tillë ka bërë që bashkëshortët të mos flasin më me njëri-tjetrin. Zonja Shqiponj ka ngritur akuza të rënda në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare” ndaj bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai ia ka dhënë shtëpinë vëllait të tij Agimit.

E pyetur nga Arditi se përse mendon se Idajeti donte ta linte jashtë, zonja Shqiponj ka përmendur se ajo ka  vetëm katër vajza dhe sipas Idajetit dhe njerëzve të tij, shtëpia i duhej lënë Agimit meqë e ka një trashëgimtar, ndërsa ajo dhe vajzat të mbeteshin pa pjesë fare. Nga ana tjetër Idajeti mohon gjatë gjithë kohës të ketë hedhur firmën për t’i dhënë shtëpinë të vëllait e aq më tepër të mendonte të linte vajzat pa pjesë.

Ardit Gjebrea: Pse duhet të linte ty jashtë Idajeti?

Eni Çobani: Meqenëse nuk ka pasur djalë.

Shqiponja: Unë zoti Ardit jam nënë e katër vajzave dhe nuk kam djalë.

Ardit Gjebrea: Po edhe?!

Shqiponja: Sipas mendimit të Idajeti apo të Agimit apo të Mefasë të kunatës sime, që ti nuk ke trashëgimtar dhe këto prona ti marrë Agimi që ka trashëgimtar dhe këto prona t’i marrë Agimi që ka një trashëgimtar, unë me vajzat e mia të dilja pa pjesë fare.

Idajeti: Ata e mund ta kenë pasur si mendim këtë, por unë nuk e kam pasur kurrë këtë mendim.

Shqiponja: Agimi po e po, por edhe te ti e vë në dyshim.

Idajeti: Ti ke menduar keq. Ti ke bërë gabimin më të madh që më ke ftuar mua sot. Ke bërë gabimin që do marrësh koston më fatale.

Eni Çobani: Kush është kostoja o zotëri? Kush është kostoja?

Idajeti: Asnjëherë nuk ka për të hyrë në atë banesë sa të jem unë gjallë dhe asnjëherë nuk ka për të fituar asnjë gram.

Eni Çobani e revoltuar: Mua mos ma drejto më atë gishtin, jam më e fortë se ju të gjithë

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Idajeti dhe Shqiponja. Kjo e fundit e ka nxjerrë jashtë burrin sepse mendon që ka hedhur firmën që shtëpinë e tyre ta marrë i vëllai. Këtë Idajeti nuk e pranon dhe është i indinjuar që gruaja e vetë e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi, ku shprehet se nuk do ia falë kurrë.

Idajeti: Kur më ka prurur kjo zonjë mua këtu, unë nuk e kam ditur kurrë, atë se çfarë ka bërë. Nuk po ta tregoj, po them kaq që ajo të deklarojë që të mos jetojë me mua më sepse jam bashkëpunëtor?! Unë nuk kam për ta pranuar këtë dhe nuk kam për t’ja falur kurrë asaj, kurrë, kurrë.

Eni Çobani: Kjo nuk është gjuhë për zgjidhje, kjo është gjuhë për luftë e kupton, e ne nuk jemi për luftë. Gishtin mos ma drejto mua të lutem. Ti mund ta ndjesh veten shumë të fortë fizikisht, por përsa i përket të drejtës dhe ligjit më e fortë e ndjej veten unë nga të gjithë juve, kështu që të lutem, mua atë gishtin mos ma drejto herë tjetër, as mua as gruas, askujt.

Eni Çobani akuza administratës së Kadastrës: Po fusni familjet në konflikt, njerëz të papërgjegjshëm

Idajeti dhe Shqiponja, burrë e grua kanë qenë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, kanë treguar problemin që kanë me pronën. Sipas Shqiponjës, bashkëshorti  i saj Idajeti i ka dhënë firmën e shtëpisë së vëllait dhe sot ajo është pa shtëpi.  Gjithashtu ajo tregon se kur e  mori vesh  që  vëllai i Idajetit po i nxirrte nga shtëpia, ajo vetë e nxori bashkëshortin e saj nga shtëpia pasi për të  ai është bashkëfajtor.

Eni Çobani është shprehur se një ndër fajtorët kryesor për këto probleme që njerëzit po përballen në ditët e sotme, është administrata e Kadastrës e cila po i fut familjet në konflikt.

Eni Çobani: Shtëpia është e babait të këtij zotërisë edhe këtë e pranon edhe zonja besoj. Janë ndarë në ’88 me bashkëshortin e Mefasë, me djalin e vetë. Faiku i ka thënë merr këto 20 metra, 25 janë të mijat, unë do jetoj me Idajetin. Kjo zonja ka jetuar tërë jetën me vjehrrin dhe vjehrrën. Tani në momentin që këta njerëz ikin nga jeta, ngrihen këta 5 të tjerët, Agimi, motrat, vëllezërit të gjithë dhe duan pjesë.

Duke mohuar moralisht, jo ligjërisht punën, kontributin, mbështetjen që kjo zonjë dhe ky djalë kanë dhënë për këta njerëz. Po e shohim që për këtë gjë nuk po pyesim më, se i ke mbajtur se nuk i ke mbajtur, jemi të tërë të barabartë, atëherë ku është shtëpia e Faik Dungës? Kjo është pyetja që unë i drejtoj Kajanit, Belshit, Elbasanit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në qoftë se ka njerëz në këtë vend që po fusnin në konflikt familjet, janë kjo administratë dhe këta njerëz të papërgjegjshëm. Prandaj o do marrim masa të rregullojmë administratën, ligjin dhe shtetarët ose për ndryshe shoqëria dhe familja po merr fund dhe këtë nuk do ta lejojmë.