Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Duke folur në Parlamentin Europian, presidenti francez Zhak Shirak, shprehet se ai është i kënaqur dhe mbron rezultatet e arritura në samitin Europian të Nicës, duke shtuar se marrëveshja e arritur ishte e balancuar dhe më e mira e arritur deri tani. Unë e di, thotë Shirak, se ndoshta kjo marrëveshje nuk i përmbush të gjitha ambiciet e Parlamentit Europian, por unë personalisht mendoj, se kjo marrëveshje do t’i japë mundësinë BE, të reagoj si duhet pas ngjarjeve të ndodhura vitet e fundit në Europë.

Por presidenti i Komisionit Parlamentar Europian, Romano Prodi, nuk është dakord me këtë arritje, duke shtuar se ajo nuk i përmbush kërkesat e disa shteteve anëtare. Ai theksoi, se kjo marrëveshje është skarce, në fushën e integrimit, të policisë fiskale dhe legjislacionit social. Ne ndoshta po bëjmë një gabim të madh historik shton Prodi dhe që mund të them me bindje, se do të jetë një krim kundër gjeneratës së re./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora