Shiste doza heroine, arrestohet 34-vjeçari në “Rrugën e Kavajës”




Shiste doza heroine, arrestohet 34-vjeçari në “Rrugën e Kavajës”

11:19 02/07/2022

Një 34-vjeçar që posedonte lëndë narkotike është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit Nr.2 në Tiranë. I arrestuari F.G. u kap në flagrancë në “Rrugën e Kavajës” me disa doza heroine të cilat i kishte gati për të shitur.

Policia thotë se 34-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /tvklan.al










Të ngjashme