Autoritetet që po hetojnë rrëzimin e avionit brazilian që vrau të gjithë 62 në bord javën e kaluar tani kanë transkriptin e plotë të kutisë së zezë, por përmbajtja e saj nuk shpjegon menjëherë shkakun e aksidentit.

Sipas ekspertëve shkaqet do të mbeten mister për një kohë të gjatë. Hetuesit nuk arritën në asnjë konkluzion nga analizat e kutive të zeza të avionit. Media Tv Globo shkruan se në regjistrimin dy orësh audio të bisedave në bord, rezultoi se piloti dhe ndihmës-piloti konstatuan një problem vetëm 1 minutë para rënies së avionit.

Piloti përgjigjet se mjeti fluturues kishte nevojë për më tepër fuqi, për t’u vënë nën kontroll. Hetuesit kanë bërë të ditur  se nuk kanë identifikuar prani zjarri në bord para tragjedisë, probleme me elektricitetin apo defekt të motorit.

Përplasja vrau të gjithë në bord. Videoja e shpërndarë në mediat sociale menjëherë pas aksidentit tregoi avionin ATR-72 që humb kontrollin. TV Globo tha se vetëm analiza e audios nuk do të bëjë të mundur për shkakun e rrëzimit.

Megjithatë, raporti i parë me rezultatet e hetimeve për ngjarjen pritet të dalë brenda 30 ditëve, ndërsa ato do të vijojnë me të tjera mënyra. Mes viktimave janë edhe 8 mjekë të sëmundjeve tumorale.

Avioni 72-500i nisur nga Kasavelira 5 minuta zbritjes në Sao Paulo. Mjeti ishte prodhim i vitit 2010 dhe ishte vlerësuar si në gjendje të mirë pune, pasi i kishte kaluar rregullisht kontrollet teknike.

Klan News