Xherdan Shaqiri është zyrtarisht një lojtar i lirë. Futbollisti me origjinë shqiptare dhe klubi amerikan i Chicago Fire, kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre.

Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi i Major League Soccer. 32-vjeçari u bashkua me skuadrën amerikane në shkurt të vitit 2022 nga francezët e Lyon.

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, luajti 75 ndeshje me fanellën e Chicago Fire në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi 16 gola dhe dhuroi 20 asiste.

Shaqiri del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen. Gjasat janë të mëdha që sulmuesi anësor të rikthehet të luajë në Europë, ku interesimet nuk mungojnë. /tvklan.al