Një i moshuar është proceduar në gjendje të lirë nga policia në Shijak, pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në fshatin Shetel, por i doli jashtë kontrollit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke dhe juanë rrezikuar dy banesa që ishin aty pranë.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë,” njoftojnë blutë e policisë.


/tvklan.al