Protestuesit para Bashkisë së Tiranës janë përplasur me medalistët e Olimpiadës së Parisit. Këta të fundit u ndalen para një baner që bashkia ka vendosur për nder të tyre, për të bërë një foto, por janë përballur me fyerje nga disa prej qytetarëve që ndodheshin në protestë.

Sait Prizreni, president i Federatës së Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajnerët Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi mundën të bëjnë foton që dëshironin, por duket se incidenti u shua me ndërhyrjen e policisë.

Protesta e opozitës para bashkisë zgjati rreth një orë, ndërsa akuzuan kryebashkikun Veliaj për korrupsion dhe se duhet të japë dorëheqjen.

Klan News