Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar në disa qytete: Pavia, Milano dhe Bologna. Në pranga kanë përfunduar 14 persona, shqiptarë dhe italianë.

Organizata kriminale merrej me trafikun e lëndëve narkotike: kokainës dhe marijuanë. Baza e tyre ishte një lokal në Pavia. Operacioni është koduar “Miku im Akti III”.

Droga, në sasi të mëdha, zakonisht shkëmbehej me çanta nga një automjet në tjetrin. Mes të arrestuarve janë 5 shqiptarë dhe 9 italianë. Policia ka sekuestruar 4 kg marijuanë dhe 220 gram kokainë dhe 103 gram hashash, ndërsa hetimet kanë nisur në dhjetor të viti 2015.

Shqiptarët e arrestuar: 38­-vjeçari B.L; 40-­vjeçari L.D; 28­-vjeçari R.E; 43-­vjeçari H.A. dhe 46­-vjeçari M.H./

tvklan.al