Me ndihmën e Europol u arrestuan 49 persona dhe u sekuestrua  mbi 30 ton drogë

Autoritetet e zbatimit të ligjit në gjashtë vende të ndryshme shkatërruan një rrjet të trafikantëve të drogës që kontrollonte rreth një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë.

Gjithsej janë kryer 49 arrestime në bastisjet në Belgjikë, Francë, Holandë, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe .

Mbi 30 tonë drogë u sekuestrua gjatë hetimeve të zhvilluara në këto vende me mbështetjen e Europolit.

Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive,” tha Europol, duke shtuar se të dyshuarit  komunikonin me kode për të organizuar dërgesat e drogës.

Operacioni për të koordinuar bastisjet u quajt “Drita e Shkretëtirës” dhe ishte planifikuar për një periudhë prej dy vjetësh.

Shkatërrimi  i grupit të drogës vjen pasi autoritetet në të gjithë Evropën raportojnë sasi rekord të kokainës së kapur, veçanërisht në portin belg të Antwerp.

Klan News