2584 qytetarë janë gjobitur gjatë 4 ditëve të fundit në të gjithë vendin për shkelje të rregullave anti-Covid.

Nga këta, 2246 qytetarë u gjobitën me 30 mijë Lekë të vjetra për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

300 tjerë u penalizuan sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.   

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.   /tvklan.al