Shkëmbinj blu mbulojnë sipërfaqen e Planetit Mars në foton e fundit të publikuar nga NASA, Agjencia Hapësinore Amerikane. Janë imazhet më të qarta të shkrepura deri më sot nga roveri Perseverance, që gjendet në Mars që prej Shkurtit të vitit 2021.
Shkëmbinjtë duken se janë me origjinë vullkanike, me reflekse në blu, në zonën Mount Washburn. Në mes të tyre dallohet edhe një gur i bardhë që ka tërhequr vëmendjen e ekipit studimor, me përmasa 45 cm i gjerë dhe 35 cm i lartë. Sipas të dhënave që mbërrijnë nga roveri, që ka instrumentet edhe për analizimin, rezulton se përbëhet nga dy minerale.
Mbi praninë dhe përberjen e tij ishte hedhur hipoteza nga shkenca, por nuk ishte vrojtuar asnjëherë deri më sot në sipërfaqen e planetit të kuq.
Klan News