Një ngjarje tragjike raportohet nga mediat italiane mëngjesin e kësaj të mërkure. Një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij po shqiptare në Caserta. Sipas të dhënave të para nga mediat fqinje, ngjarja ndodhi në kulmin e një sherri rreth orës 05:00 të mëngjesit, në shtëpinë e çiftit.
Shqiptari raportohet se e mbyti bashkëshorten vetëm 24-vjeçe në sy të fëmijëve të vegjël, të moshës 4 dhe 6 vjeç. Shkaqet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.
Çifti jetonte prej kohësh në zonën ku ndodhi ngjarja, në periferi të San Felice në Cancello. Ishin fqinjët që lajmëruan karabinierët, të alarmuar nga të bërtiturat që vinin nga banesa e shqiptarëve. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, autoritetet e gjetën 30-vjeçarin në hyrje të shtëpisë në gjendje konfuze./tvklan.al